Presidenti i Brazilit kundër Ancelottit: Pse nuk drejton kombin tënd e ta çosh në Botëror?!

schedule12:10 - 7 Korrik, 2023

schedule 12:10 - 7 Korrik, 2023

Pas disa muajsh tentativash, kombëtarja braziliane më në fund gjeti marrëveshjen me teknikun e shumëkërkuar. Konfederata Braziliane e Futbollit, vendosi t’ia besojë stolin ekspertit italian, Carlo Ancelotti.

64-vjeçari u bind nga projekti dhe do të marrë drejtimin e Selecaos në fund të kontratës së tij me Real Madridin, pra në vitin 2024. Por, ka edhe nga ata që janë kundër Ancelottit dhe së fundmi presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ose thjesht Lula, thekson se do të ishte më mirë që italiani të merrej me problemet e kombëtares së tij, Italisë.

“Ancelotti më pëlqen, nuk është se kam diçka kundër tij, por di që nuk ka qenë kurrë trajner i kombëtares së Italisë. Pse të mos zgjidhë fillimisht problemet e vendit të tij pasi Italia nuk ka marrë pjesë në dy Botërorët e fundit.

Mua më duket shumë e thjesht të trajnosh në Europë me 11 futbollistë që i përzgjedh vetë, vështirësia është të vish në Brazil dhe të marrësh përsipër Corinthians. Jam kurioz të shoh se çfarë do të bënte Ancelotti me Corinthians”, u shpreh Lula.

“RMC Sport” transmeton se kreu i shtetit brazilian po mendon t’i besojë menaxhimin e Auriverde një trajneri të huaj që nuk ka marrë asnjëherë drejtimin e një ekipi kombëtar, siç tregoi ai gjatë një interviste për kanalin televiziv lokal “SBT”./ h.ll/abcnews.al