Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetim kryetarëve të fshatrave në Kukës, nuk raportuan për parcelat e mbjella me kanabis. Procedohen dhe dy punonjës te shërbimit pyjor

schedule10:12 - 7 Korrik, 2023

schedule 10:12 - 7 Korrik, 2023

Kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj ne Kukes si dhe dy pergjegjësit e shërbimit pyjor te këtyre fshatrave u proceduan penalisht nga policia per akuzën e shpërdorimit te detyres dhe moskallëzimit te krimit.

Dyshet se ata nuk kane raportuar lidhur me kultivimin e bimeve narkotike ne zonat ku ushtrojne detyren.

Te premten Policia e Kukesit njoftoi se asgjësoi permes djegies afro 900 bime kanabis sativa. Lenda narkotike u zbulua ne zonat e pyllëzuara të fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.

Kokretisht në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mserr 428 bimë dhe në fshatin Lekbibaj u zbuluan 288 bimë.

Pervec kontrolleve nga toka, kontrolle pati edhe me drone. Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!