Stuhia që preku qytetin e Zaragozës në Spanjë ka shkaktuar dëme te shumta, e cila u shoqërua me reshje të dendura shiu dhe breshër të fortë.
Për shkak të stuhisë, rrugët janë përmbytur, lumenjtë kanë dalë nga shtrati, makinat janë marrë nga rrjedha e ujit dhe shërbimet e trenave për në Barcelonë janë ndërprerë.
Momentet më të vështira i kanë përjetuar rreth 10 shoferë të cilët janë ngjitur në makinat e tyre për të shpëtuar, ndërsa të tjerët janë strehuar në pemë për të shmangur ujërat e vrullshëm.
/abcnews.al