Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij dhe Bullgaria kanë rënë dakord për bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes dhe se ai ka ftuar Sofjen të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës.
“Ne diskutuam për ndihmën ushtarake që Bullgaria po i jep vendit tonë. Ne shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit i cili tashmë ka shpëtuar shumë jetë”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në Sofje, ku u takua me liderët bullgarë.
/abcnews.al

