Pas ndërprerjes së kontratës nga “galaktikët” e Real Madrid, “fantazisti” Eden Hazard, tashmë në kërkim të një “aventure” të re futbollistike, para daljes në pension, që nuk duket e largët për futbollistin belg.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Hazard, tashmë 32-vjeçar mund t’i bashkohet në skuadër, “pleshtit”, Lionel Messi, me drejtuesit e Inter Miami, që janë duke bindur “fantazistin” për të kaluar në MLS.
Megjithatë, pavarësisht inisistimit të skuadrës së David Beckham, duket se Eden Hazard nuk e ka “përtypur” mirë largimin nga “galaktikët” e për këtë arsye, belgu nuk ka deklaruar ende se çfarë ka ndërmend të bëjë me karrierën e tij. /i.m /abcnews.al