Pse Mason Mount iu dorëzua fanella me numrin 7?

schedule21:14 - 5 Korrik, 2023

schedule 21:14 - 5 Korrik, 2023

Manchester United i ofroi Mason Mount fanellën me numër 7 për të nënvizuar se sa e vlerëson klubi ardhjen e tij në “Old Trafford”.

Mount u konfirmuar zyrtarisht nga Man United të mërkurën, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me opsionin edhe për 12 muaj të tjerë, ku për të u paguan 65 milionë euro plus bonuse te Chelsean.

Menjëherë pas konfirmimit, u zbulua se anglezi do të mbajë fanellën me numër 7 të liruar nga Cristiano Ronaldo vitin e kaluar, e veshur gjithashtu nga legjendat e klubit George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham.

Alejandro Garnacho ishte konsideruar gjithashtu për numrin e nderuar të skuadrës, spekulime të cilat u shtuan kur argjentinasi nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë me klubin muajin e kaluar.

Mount megjithatë do të veshë nr. 7 sezonin e ardhshëm pasi iu ofrua nga Erik ten Hag në fillim të bisedimeve me lojtarin.

Manchester Evening Neës raporton se vendimi i Ten Hag dërgoi një sinjal të qartë për Mount se sa shumë e vlerëson Unitedi mesfushorin dhe sinjalizoi rolin kryesor që ai do të ketë në formacionin fillestar sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë Garnacho pëlqeu një postim në Instagram nga United që konfirmonte Mount si numrin 7 të tyre të ri menjëherë pas njoftimit zyrtar.