Teksa më herët ditën e sotme u raportua se “fantazisti” argjentinas, Angel Di Maria do të vazhdojë karrierën e tij te “shqiponjat” e Benfica, tanimë është mësuar dhe dita se kur do të firmosë kampioni i botës me Argjetinën “rikthimin” te ekipi i tij i parë evropian.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, “ylli” argjentinas, tashmë 35-vjeçar pritet të mbërrijë ditën e nesërme në Lisbonë, ku fillimisht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore e më pas do të nënshkruajë “aventurën” e tij të re.
Ndërkaq, kujtojmë se Di Maria u largua nga “bardhezinjtë” e Juventus pas vetëm 1 sezoni në Itali dhe përveç “shqiponjave” të Benfica, argjentinasi kishte opsione nga Arabia Saudite dhe Argjentina. /i.m /abcnews.al