“Osmani të distancohet nga Kurti” Sheholli: Rama na ka shpëtuar nga shumë sanksione

schedule17:44 - 5 Korrik, 2023

schedule 17:44 - 5 Korrik, 2023

 

I ftuar në një lidhje skype në edicionin e “Newsline”, analisti Fatmir Sheholli në lidhje me takimin që Rama pritet të ketë nesër me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kjo e fundit duhet të distancohet nga Kurti.

Ai tha se heshtja e saj në një periudhë kur Kosova po sanksionohet nga Perëndimi e bën atë bashkëfajtore.

Sipas tij, Rama i ka dhënë frymëmarrje Kurtit dhe Kosovës në këto momente të vështira, duke e shpëtuar edhe nga shumë sanksione edhe më egra se këto që i janë vendosur Kosovës.

“E ftojmë presidenten Osmani që në këtë takim të distancohet nga Kurti. Në ditët e kaluara kur ndaj Kosovës janë marrë masa ajo ka ndenjur e heshtur, duke u bërë bashkëfajtore.

Rama na dha frymëmarrje në çdo aspekt të këtyre ditëve, duke u përpjekur që ta nxjerrë Kurtin nga balta që është futur. Ai të sillet kështu me kryeministrin, i cili e shpëtoi nga shumë sanksione të tjera.

Për Kurtin nuk është problem të takohet me Vuçiç, por ai vendos kushte për zotin Rama. Kjo nuk mund të ndodhë” tha Sheholli.

Sheholli po ashtu tha se shoqëria civile nuk ka reaguar pasi nuk ka menduar se Kurti do të shkojë deri në këtë pikë, duke theksuar se lufta ka nisur prej ditës së djeshme dhe do të vazhdojë deri sa kryeministri i Kosovës të ndalet.

“Populli me këto populizma të Kurtit, që është më Vuçiç dhe jo me Ramën, do t’ia tregoj vendin shumë shpejt. Ne kemi filluar dhe nuk do ta ndalemi deri sa ky njeri ta kuptojë se çfarë dëmi ka bërë. Nuk do ta lejojmë që ky njeri të sillet në këtë formë.

Nuk kemi reaguar se nuk e dinim që Kurti do të vinte deri në këtë pikë.

Lufta ndaj Kurtit ka nisur dje dhe do të vazhdojë deri në pafundësi, deri në momentin që ai do të ndalet.

Unë e thash që presidentja duhet të distancohet nga Kurti në takimin me Ramën. Ndërsa Rama le ta ndjejë kënaqësinë e jashtëzakonshme që nesër vjen dhe atë do të pranojë populli  i Kosovës” u shpreh ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!