Ministri i Shëndetësisë në Rusi në Hungari, vizitë e rrallë e një diplomati rus në një vend anëtar të BE-së

schedule14:46 - 5 Korrik, 2023

schedule 14:46 - 5 Korrik, 2023

Hungaria mirëpriti sot ministrin rus të shëndetësisë, një vizitë e rrallë e një anëtari të kabinetit rus në një vend anëtar të BE-së dhe NATO-s. Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së dhe NATO-s që mban lidhje të ngushta me Moskën që nga pushtimi i saj në Ukrainë shkurtin e kaluar.

Vendi ende blen shumicën e naftës dhe gazit që i nevojitet nga Rusia, megjithëse pretendon se dëshiron të diversifikojë burimet e saj.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjártó mbajti sot një konferencë të përbashkët për shtyp në Budapest me ministrin rus të Shëndetësisë, Mikhail Murasko. Hungaria dëshiron të mbajë “kanalet e hapura të komunikimit” me Rusinë dhe të vazhdojë “bashkëpunimin e arsyeshëm dhe realist”, vuri në dukje Szijjártó.

Ministri hungarez e dënoi luftën dhe bëri thirrje për bisedime paqeje, por kritikoi dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, duke mos fajësuar hapur Rusinë për pushtimin.

“Ne e dënojmë luftën në mënyrën më vendimtare, por në të njëjtën kohë besojmë se dërgimi i armëve e zgjat atë,” vuri në dukje Szijjártó, duke përsëritur se vendi i tij nuk do të dërgojë armë në Kiev.

Përveç kësaj, ministri hungarez tha se ai pret që agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom të ndërtojë dy reaktorë të rinj bërthamorë në termocentralin bërthamor Paks deri në vitin 2030 dhe 2031, siç parashikohet në një kontratë të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 2014.

Nga ana e tij, Murasko deklaroi se Moska do të mbështesë funksionimin e kompanive hungareze në Rusi, ndërsa në lidhje me centralin bërthamor të Paks komentoi se ai është një projekt i përbashkët i të dy vendeve dhe për rrjedhojë të dyja palët janë të interesuara për zbatimin e tij sipas marrëveshjes.

/abcnews.al