Manchester United ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të fituar shërbimet e portierit kamerunas, Andre Onana, por Interi e ka refuzuar duke theksuar se duhen 60 milionë euro.
“Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport” pretendojnë se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë prej 40-45 milionë euro për të firmosur me “magjistarin” e portës.
Këtë refuzim të Interit e kishte bërë të qartë para disa ditësh gazetari Alfredo Pedulla, i cili kishte raportuar se Interi nuk do të pranonte më pak se 60 milionë euro për Andre Onana.
Sipas Pedulla, Manchester United ka 15 ditë kohë për të bindur zikaltërit, pasi Inter ka bërë të qartë se pas datës 20 korrik, asnjë ofertë nuk do të merret më për bazë në lidhje me kartonin e Onana./h.ll/abcnews.al
. @Inter, il @ManUtd è arrivato a un’offerta verbale da 45 milioni di euro per #Onana: i nerazzurri continuano a chiedere 60 milioni https://t.co/0UHrmm4mqH
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 4, 2023