Trajneri i Brazilit, Tite, ka zgjedhur 23 futbollistët për miqësoret e ardshshme. Numri një i “Selecao” ka befasuar me zgjedhjet e tij, pasi ka grumbulluar plot 7 futbollistë që luajnë në Brazil, përfshirë këtu dhe ish-sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa.
Gabigol aktivizohet me skuadrën e Flamengos dhe po kalon një formë të shkëlqyer, me një mesatare një gol për ndeshje. Barbosa rikthehet në kombëtare pas tre vitesh mungesë. Plot 16 lojtarë që luajnë në Europë janë përfshirë në këtë listë, me PSG-në që përfaqësohet nga Neymar, Thiago Silva dhe Marquinhos.