Kreu i Institutit të Shëndetit të Kafshëve në Universitetin Spanjoll të Las Palmas, Antonio Fernandes Rodríguez, gjeti qelibar me vlerë rreth gjysmë milioni euro në trupin e një balene të bllokuar në plazhin e Las Palmas.
Rodriguez, i cili ka kryer më shumë se 1000 autopsi, tha se gjatë ekzaminimit të trupit të gjitarit, ai pa diçka të mbërthyer fort në zorrën e trashë.
“Ajo që nxora ishte një copëz me diametër rreth 50 deri në 60 centimetra dhe me peshë 9.5 kilogramë ,” tha ai.
Në fillim të shekullit të 19-të, shkencëtarët zbuluan se balenat, të cilat hanë sasi të mëdha kallamarësh dhe sepje, të cilat zakonisht nuk mund t’i tresin dhe t’i rikthejnë, arrijnë të sintetizojnë sasi të caktuara të mbetjeve të këtyre kafshëve, gjë që çon në krijimin e qelibarit, i cili ndonjëherë del në det, ndërsa më së shpeshti ngec në zorrën e balenës, e cila çahet dhe balena ngordh.
Qelibari është një substancë e rrallë, e njohur edhe si “grali i shenjtë” për prodhuesit e parfumeve për shkak të aromës së këndshme.
Universiteti i Las Palmas tani po kërkon një blerës për copën e qelibarit dhe Fernardes tha se ata shpresojnë se fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e shpërthimit vullkanik të ishullit të vitit 2021, i cili shkaktoi 800 milionë euro dëme.
Sipas The Guardian, SHBA, Australia dhe India kanë ndaluar tregtinë e qelibarit si pjesë e ndalimit të gjuetisë dhe shfrytëzimit të balenave./abcnews.al