Aeroporti Schiphol në Amsterdam ka anuluar rreth 300 fluturime për shkak të një stuhie të fortë që po godet kryeqytetin e Holandës. Paralajmërimi për motin e keq u dha që dje nga autoritetet. Mes orës 09:00 dhe 11:00 të mëngjesit të sotëm nuk do të lejohen ulje, por fluturimet dalëse do të autorizohen.
Urgjenca mund të zgjasë deri në orën 15:00. Nuk është ende e qartë se sa fluturime në total do të anulohen gjatë ditës, pasi kjo do të varet nga orari i ri i linjave ajrore dhe ndryshimi i kushteve të motit. Aeroportet e Roterdamit, Hagës dhe Eindhoven konfirmojnë për momentin se të gjitha fluturimet do të vazhdojnë sipas planit.
Trafiku hekurudhor po përjeton probleme edhe nga erërat e forta, me rrebesh deri në 110-120 kilometra në orë.