Ish ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Fatos Tarifa thotë se vizita e ish presidentit amerikan, Bill Clinton në Tiranë është shumë e rëndësishme.
Në një intervistë për ABC News, Tarifa u shpreh se mesazhi i Clintonit gjatë fjalës së tij, ishte shumë kuptimplotë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndër të tjera, Tarifa shtoi se marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të lartë.
“Janë në një nivel shumë të lartë marrëdhëniet politike, edhe ushtarake, dilpomatike po ashtu. Vizita e tij ishte e rëndësishme, sepse, jo vetëm që ishte e para vizitë e Clintonit në vendin tonë, por sepse mesazhet që ai përcolli në fjalën e tij dje, ishin shumë kuptimplota, shumë të rëndësishme për ne dhe për Kosovën. Bill Clinton mund të kishte ardhur në çdo kohë në Shqipëri pasi e la presidencën në vitin 1993, 20 vite ai ka pasur kohë, mundësi të vijë, por nuk ka ardhur. Është hera e parë që vjen, bëri mirë që erdhi.
Por nuk di të them ndonjë arsye të veçantë se përse ai erdhi. Rëndësi ka që erdhi, rëndësi ka që mbajti një fjalë që është shumë domethënëse për ne dhe kosovarët “, theksoi ai.