EMRAT/ Vrasje në tentativë, armë pa leje e dhunë, ekstradohen 5 shqiptarët

schedule16:33 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:33 - 4 Korrik, 2023

Katër shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja në Shqipëri, ndërsa një tjetër nga Shqipëria drejt Spanjës.

Sipas informacioneve nga policia, ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Nga Greqia drejt Shqipërisë, u ekstradua Enver Hysa, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Nga Gjermania drejt Shqipërisë, u ekstradua Emine Murriqi, e dënuar me 6 muaj burgim, pasi ka tentuar të kalojë kufirin PKK Port Durrës, duke përdruar dokumente të falsifikuara.

Nga Italia drejt Shqipërisë, u ekstradua Adil Dema, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Nga Spanja drejt Shqipërisë, u ekstradua Fatbardh Doda alias Dervishi, i akuzuar për plagosjen e të dashurës së tij, në një hotel, në Durrës.

Gjithashtu, nga Shqipëria drejt Spanjës, u ekstradua Gjoleke Pazaj, pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!