Zhdukja dhe vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rushin

schedule16:05 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:05 - 4 Korrik, 2023

Prokuroria e Tiranës ka lexuar pretencën dhe ka kërkuar dënimin me 18 vite burg për Fredi Rushin, i arrestuar për zhdukjen dhe vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha në nëntor të vitit 2021.

Rrushi akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Trupi i biznesmenit Rruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021, i në Qafë Mollë në zonën e Dajtit.

Sipas hetuesve, autori i mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi.

Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes. Nga ana tjetër, për vëllanë e autorit Pajtim Rrushi, prokuroria kërkoi 1.5 vite heqje lirie për “moskallzim krimi” dhe “kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin./abcnews.al