Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi sot si provë 25 dokumenta shtesë nga prokurori i krimeve të rënda Besnik Muçi për të justifikuar blerjen e apartamentit të tij. Prokurori Muçi po përballet me shkallën e dytë të vetingut, pasi Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi kaloi me sukeses Vettingun në shkallën e parë. Por për Komisionerin Publik vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ishte i thelluar dhe i argumentuar.
Për këto arsye komisioneri Publik Darjel Sina e ankimoi vendimin, dhe paraqiti dokumenta të tjera para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke pretenduar se subjekti i rivlerësimit Besnik Muçi ka probleme me pasurinë dhe pronat. Sipas Sipas Sines, Prokurori i Krimeve të Rënda, nuk ka paraqitur dokumenta plotësues për pasurinë e viteve 2003, 2004, 2005 dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2006.
Subjekti, sipas komisionerit nuk justifikonte një pjesë të vlerës së blerjes së një apartamenti 57 m 2 në Tiranë. Po kështu -theksoi Sina, nga administrimi i dokumentave u shfaqën probleme në disa llogari bankare të familjarëve të tij. Në fund komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Besnik Muçi.
Prokurori i Krimeve të Rënda depozitoi 25 dokumenta të tjera shtesë që sipas Besnik Muçit janë shterues dhe njëkohësisht i japin përgjigje pretendimeve të Komisionerit Publik.
Në vendimin e datës 1 gusht 2018 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kërkuar dokumenta shtesë për të vërtetuar të ardhurat e familjarëve – tha prokurori Besnik Muçi. Pavarësisht kësaj ai i paraqiti trupes se Komisionit te posacem te Apelimit llogaritë bankare dhe Sigurimet Shqërore të prindërve, kunatit, motrës, për të larguar çdo dyshim mbi ligjshmërinë e parave për blerjen e apartamentit të tij.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi dokumentat e subjektit të rivlerësimit nga prokurori Besnik Muçi, ndërsa vendimi për të do të jepet më 1 tetor.
Prokurori Besnik Muçi ka pasur disa dosje të forta në prokurorinë e Krimeve të Rënda si edhe ka qenë kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë Prokurorisë. /ABC News Albania 24/7