Vritet daja, plagoset nipi në Krujë/ Autorët donin të qëllonin tjetër person, objektivi iu ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme

schedule07:00 - 4 Korrik, 2023

schedule 07:00 - 4 Korrik, 2023

Ramazan Sino, 29 vjeç, mbeti i vrarë dhe nipi i tij Alvi Bejtja, 13 vjeç u plagos pas të shtënave me armë zjarri në banesën e këtij të fundit në fshatin Larushk të Krujës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës kur viktima dhe nipi i tij po qëndronin në veranën e shtëpisë.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave. Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Si ndodhi ngjarja

Autorët kanë ndaluar mjetin tip tip Volkswagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 29 vjeçarin dhe plagosur nipin e tij. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin. Grupi hetimor dhe ekspertë nga kryeqyteti po grumbullojnë prova dhe po hetojnë pistat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka sekuestruar edhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!