Një shqiptar për Torinon, Kevin Haveri transferohet te “Demat”

schedule15:43 - 3 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 3 Korrik, 2023

Mbrojtësi shqiptar Kevin Haveri është zyrtarisht futbollist i Torinos në Serinë A italiane.

Lojtari 21-vjeçar ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e skuadrës së Torinos, teksa transferohet nga Seria C italiane.
Lojtari që luan si mbrojtës i majtë, ka bindur me paraqitjet me skuadrën e Rimini në Serinë C dhe ka bërë që torinezët të blejnë kartonin e tij për shifrën e 300 mijë eurove.

Në sezonin e fundit, ai ka zhvilluar plot 25 ndeshje në kampionat me skuadrën e ti duke dhënë edhe 2 asiste për skuadrën.

Haveri është aktualisht pjesë e kontingjentit kuqezi pasi ka luajtur më parë me Shqipërinë U17 dhe tani transferimi te Torino, mund t’i japë mundësinë që të rikthehet në Kombëtare, por këtë herë në skuadrën A./h.ll/abcnews.al