Fëmijët e dy fshatrave në Dibër ende nuk kanë nisur mësimin

schedule15:45 - 20 Shtator, 2019

schedule 15:45 - 20 Shtator, 2019

Rreth 100 nxënës të fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Epërm në Dibër nuk kanë nisur shkollën. Në godinën ekzsituese nuk është ndërhyrë prej vitesh dhe banorëve u është kërkuar që fëmijët t’i çojnë në një ambjent tjetër, rreth 4 km larg. Por prindërit e tyre thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në atë shkollë deri sa t’u ndërtohet ajo e fshatit.

Fëmijët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Epërm ende nuk e kane nisur procesin mësimor. Atyre u mungon një shkollë. Ndërtesa ekzistuese nuk është rikonstruktuar që prej disa vitesh kur tavani ra duke rrezikuar jetën e të vegjëlve.

100 nxënësve të këtyre fshatrave u është kërkuar të shkojnë dhe të zhvillojnë mësimin në ish- gjimnazin e Maqellarës ku ka ambjente boshe. Përveç nxënësve të klasave 9-vjeçare në Maqellarë duhet të shkojnë edhe rreth 25 fëmijë të kopështit.

Prindërit  thonë se nuk do të lejojnë fëmijët e tyre ndjekin procesin mësimor deri sa të ndërtohet shkolla e fshatit.

Nga Drejtoria Arsimore dhe Bashkia u është premtuar ndërtimi i shkollës, por ende nuk dihet se kur do të fillojnë punimet. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!