Më i miri në Champions League, një talent i përzgjedhuri

schedule13:07 - 20 Shtator, 2019

schedule 13:07 - 20 Shtator, 2019

Champions League u rikthye dhe në mesjavë u luajtën ndeshjet e para të fazës së grupeve. Një ditë më parë UEFA publikoi formacionin me lojtarët më të spikatur, si dhe atë me ata që “stonuan”. Së fundmi është përzgjedhur edhe lojtari i javës.

Nuk kishte dyshime në fakt. Erling Braut Haaland ishte ai që spikati me tre golat e shënuar në debutimin e tij në Champions League. Sulmuesi 19-vjeçar i Salzburg shkëlqeu ndaj Genk, duke i realizuar tre golat për 72 minuta.

Haaland, i cili më parë ka qenë pjesë e Molde në Norvegji dhe është stërvitur nga Ole Gunnar Solskjaer, është vënë në shënjestër nga Barcelona dhe Manchester United. Ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë për të, teksa ka shënuar 17 gola në 9 ndeshje në të gjitha kompeticionet. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!