Pas protestave të dhunshme prej disa ditësh në Francë për vrasjen e një të riu nga policia, duket se protestat kanë nisur edhe në Zvicër.
Mediat e huaja shkruajnë se në Zvicër janë raportuar incidente në qendër të Lozanës gjatë mbrëmjes së të shtunës.
Ndërsa në lagjen Flon ka ndodhur dhunë urbane dhe grabitje.
Një dyqan Fnac dhe një dyqan këpucësh janë dëmtuar dhe grabitur.
Rreth 200 persona u përballën më pas me policinë e cila mbërriti me mjete rebelimi. /abcnews.al