Zinedin Zidane është në hall, pasi skuadra e tij po pëson shumë këtë periudhë. Trajneri francez kërkon të gjejë balancën e skuadrës së tij, që në 5 ndeshjet e fundit ka pësuar 9 gola. Mesatarisht 1.8 gola për ndeshje, një shifër shumë e lartë. Sidomos kur flitet për Realin e Madridit.
Madrilenët pësuan tre herë në sfidën ndaj PSG dhe Zidane po mendon të heqë dorë nga moduli 4-2-3-1. Eden Hazard është një lojtar që nuk i bën detyruar mbrojtëse dhe kjo i shkakton probleme skuadrës spanjolle kur belgu është në krah të sulmit.
Zgjidhja që po mendohet është kalimi në modulin 4-4-2, me Hazard të pozicionuar pas Benzema në sulm. Mungesta në mesfushë janë disa: Isco, Valverde dhe Modric. Në këto kushte, në qendër do të luajë dyshja Kroos-Casemiro.
Lucas Vasquez pritet të luajë në të djathtë të mesfushës, ndërkohë që ka dilema për linjën e majtë. James dhe Bale janë dy alternativat kryesore, por shanse ka edhe Vinicius. Ky i fundit më pak. E sigurt duket që Zidane do të ndryshojë modul, pasi ndaj Sevilla i pret një ndeshje shumë e vështirë në kampionat. /abcnews.al