Pas largimit të mbrojtësit të krahut, Nuno Tavares drejt francezëve të Marseille, tashmë një tjetër lojtar, i cili ishte i huazuar është larguar nga radhët e “topçinjve” të Arsenal, teksa bëhet sërish fjala për një mbrojtës.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, skuadra e Arsenal ka pranuar ofertën e italianëve të Monza, prej 6 milionë paundësh për qendërmbrojtësin spanjoll 29-vjeçar, Pablo Mari.
Mari ishte i huazuar te Monza sezonin e shkuar, teksa regjistroi plot 30 ndeshje në Serie A, ku arriti të shënojë dhe 1 gol e mesa duket këto performanca kanë mjaftuar që italianët të nisnin negociatat për spanjollin. /i.m /abcnews.al