Me përfundimin në mënyrë zyrtare të sezonit 2022-2023, një sërë lojtarësh janë larguar nga “zikaltërit” e Inter, teksa “eksodit” të “lamtumirave” nuk i shpëtoi as mesfushori italian, Roberto Gagliardini.
Gagliardini largohet nga Inter pas plot 190 ndeshjesh të luajtura, në të cilat arriti të shënojë dhe 16 gola, si dhe siguroi një “Scudetto”, 2 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë, përgjatë “aventurës” së tij “ziakltër”, e cila nisi në janarin e vitit 2017, pas transferimit nga Atalanta.
Me skadimin e kontratës me “zikaltërit”, Gagliardini tashmë është gati për një “aventurë” të re në Serie A, teksa gjithçka çka pritet është vetëm firma e lojtarit, për t’u kthyer në protagonistin më të ri të skuadrës së Monza. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i plotë i klubit:
?️ 7 stagioni
⏰ 10.824 minuti
? 5 trofei @gaglio94 in ⚫?#ForzaInter pic.twitter.com/en2qfjpk8Q— Inter (@Inter) June 30, 2023

