Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Jo vetëm Unai Simon në listën “zikaltër”, Inter vihet pas kampionit të Serie A

schedule16:56 - 30 Qershor, 2023

schedule 16:56 - 30 Qershor, 2023

Pas një sezoni fantastik, si “gardian” i portës “zikaltër”, ku arriti të mbajë portën e “pastër” në 19 nga 41 përballje, “shtatlarti” kamerunas, Andre Onana shihet jashtë Inter në fund të kësaj merkatoje vere, me “djajtë e kuq” të Manchester United, të interesuar për 27-vjeçarin.

Për këtë arsye, bordi “zikaltër” tashmë duhet të mendojë për afrimin e një portieri të ri dhe sipas mediave italiane, tashmë ndër objektivat kryesorë të Inter është kthyer dhe portieri i kampionëve të Napoli, Alex Meret.

Falë paraqitjeve fantastike me “blutë” napoletanë, sezonin e shkuar ku arriti të mbajë plot 20 herë nga 45 përballje portën e paprekur, Meret është kthyer kështu në një ndër objektivat “zikaltër” pas largimit të Onana. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!