“Të rinjtë nuk duhet të presin nga shteti si në komunizëm”, kuratorja Demetja: Duhet të bëjnë gjysmën e punës

schedule14:14 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:14 - 30 Qershor, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, kuratorja dhe artistja, Adela Demetja, ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë. Ajo ka thënë se ata duhet të bëjnë minimumi gjysmën e punës për gjithçka dhe jo të presin nga të tjerët si në kohën e regjimit komunist.

Demetja ka theksuar se fakti që Shqipëria ka qene e izoluar dhe ka pasur një histori komplet ndryshe nga e gjithë bota, kjo na bën ne më të fortë.

Artistëve të rinj u them që gjysmën e punës duhet ta bëni ju, minimumi gjysmën e punës për gjithçka. Sepse kam vënë re që edhe presin shumë, është si një lloj diskursi publik këtu në Shqipëri, që presim shumë, ndoshta e kemi të trashëguar nga e shkuara socialiste-komuniste, që gjithçka na vjen nga lart, nga shteti, nga familja, nga ‘ne’, përdoret shumë fjala ‘ne’, nuk bëhemi ne. Por shumë pak flitet për unin dhe mendoj që artistët e rinj duhet të presin dhe duhet të kërkojnë, sepse është mirë të presësh dhe të kërkosh nga ato institucione, nga ato instanca, të cilat bëjnë punën e tyre, por gjysmën e punës duhet ta bëjnë ata, të punojnë, të studiojnë, të shkojnë të shohin ekspozita, me anë të internetit ti mund të informohesh dhe të mendojnë që asgjë nuk është e pamundur. Kanë armën më të fortë në dorë, që është imagjinata. Unë mendoj që kemi karaktere, artista që kanë një ndjeshmëri, kanë një energji dhe kanë një potencialitet të jenë zëra unikë. Edhe fakti që Shqipëria ka qene e izoluar dhe ka pasur një histori komplet ndryshe nga e gjithë bota, kjo na bën ne më të fortë. Nuk na bën ne më të dobët”, u shpreh ajo./abcnews.al