Sipas një hetimi të Associated Press çmimi i gjakut i paguar nga banorët e Mosulit për çlirimin e qytetit nga ISIS është mes 9,000 dhe 11,000 të vdekur, pothuajse 10 herë më i madh se sa ishte raportuar më parë. Kjo është ajo që del nga një hetim i Associated Press, sipas të cilit forcat irakene dhe të koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgjegjëse për vdekjen e 3.200 civilëve, të shkaktuara nga shpërthimet, sulmet ajrore ose predha me mortajë, gjatë 9 muajve nga tetori 2016 deri në rënien e ISIS në gushtin e kaluar./abcnews.al
Irak, mbi 9,000 civilë të vdekur në Mosul
schedule10:28 - 20 Dhjetor, 2017
schedule 10:28 - 20 Dhjetor, 2017