Frikë dhe pasiguri, astrologu tregon anën e errët të çdo shenje Horoskopi në “ABC-ja e Mëngjesit”

schedule11:52 - 30 Qershor, 2023

schedule 11:52 - 30 Qershor, 2023

Pasi bëri parashikimin e muajit korrik për të 12-ta shenjat, astrologu Hysgen Dauti tregoi dhe anën e tyre të errët.

LEXO EDHE: Horoskopi mujor/ Nga dashuria, karriera te qejfi i verës, si do të do jetë korriku për të gjitha shenjat e zodiakut

Me vetëm një fjali, ai i përkufizoi si më poshtë në studion e “ABC së Mëngjesit”:

DASHI: Kanë shumë pasiguri.

DEMI: Kanë frikë se do të përfundojnë të varfër financiarisht.

BINJAKËT: Nëse i lë dy minuta vetëm, i kap ankthi.

GAFORRJA: Mungesa e njerëzve që do dhe ndjenja e braktisjes.

LUANI: Mungesa e vëmendjes.

VIRGJËRESHA: Prishja e planeve afatgjata dhe ndonjëherë kanë mendime depresive vetëvrasëse.

PESHORJA: Divorcet, ndarjet.

AKREPI: Është komplet i errët vetë, nuk ka nevojë për shumë. Trauma nga mungesa e kontrollit, si për shembull në rastet e aksidenteve, përdhunimeve.

SHIGJETARI: Vetmia, nuk jetojnë dot vetëm.

BRICJAPI: Mungesa e autoritetit.

UJORI: Ndjehen komplet jashtëtokësor në një tavolinë plot me njerëz, ndjehen komplet jashtë asaj bote dhe kushedi ku janë futur.

PESHQIT: Nuk falin kurrë dhe e mendojnë shumë një ndodhi negative që i ke bërë. Pra, mendojnë planin e hakmarrjes./abcnews.al