Një rast i salmonelës është zbuluar sërish këtë vit në fabrikën e prodhuesit italian të çokollatës “Ferrero Group” në Belgjikë. Në një deklaratë, Agjencia Federale e Sigurisë së Zinxhirit Ushqimor (AFSCA) njoftoi sot se një rast i salmonelës u zbulua në fabrikën e Ferreros në qytetin e Arlonit.
Bakteri u gjet vetëm në fabrikë, mund të ketë ardhur nga ndonjë objekt dhe nuk u gjet në produkte ushqimore, thuhet në deklaratë.
Vitin e kaluar, në të njëjtën fabrikë u gjetën baktere në produktet e markës Kinder dhe fabrika u mbyll për një kohë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë ka 151 infeksione nga salmonela të lidhura me produktet e çokollatës.