Autoritetet italiane kanë identifikuar njeriun që gdhendi emrin e tij dhe të partneres së tij në një mur të Koloseut të Romës javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim në të gjithë.
Siç u bë e ditur, burri dhe partnerja e tij vijnë nga Anglia. Ministria e Kulturës e Italisë shprehu kënaqësi të madhe për zbulimin e tyre pas një hetimi nga Karabinierët.
Italianët e kanë kërkuar prej ditësh njeriun, sidomos pasi ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano deklaroi se ai duhet të ndëshkohet në mënyrë që të bëhet si shembull për të tjerët. Ministri, duke reaguar ndaj lajmit për identifikimin, në një mesazh në llogarinë e tij në Twitter tha se “ajo që ai bëri në të vërtetë ishte një fyerje për ata që në mbarë botën vlerësojnë vlerën e arkeologjisë, monumenteve dhe historisë”.
Turisti postoi në rrjetet sociale të premten e kaluar një video duke shkruar emrin e tij dhe emrin e të dashurës së tij në një mur të amfiteatrit të lashtë romak me një çelës. Ai shkroi “Ivan + Hayley 23”.
/abcnews.al