Një kryengritje e dështuar nga grupi mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës nxori në pah të metat dhe përçarjet brenda vendit, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se këto janë çështje të brendshme ruse dhe është shumë herët për të nxjerrë ndonjë të dhënë përfundimtare,” tha ai, duke folur përpara një samiti dy-ditor të Këshillit Europian në Bruksel që do të zhvillohet të enjten dhe të premten.
“Ajo që ka rëndësi për NATO-n është se ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shtoi Stoltenberg, duke vënë në dukje se vendet e BE-së kanë filluar trajnimin e pilotëve ukrainas se si të përdorin avionët luftarakë F-16.
“Gjëja më e rëndësishme dhe detyra më e menjëhershme dhe urgjente është të mbështesim Ukrainën për të siguruar që Ukraina të ekzistojë si një komb sovran i pavarur në Europë,” theksoi ai.
/abcnews.al