Feronikeli triumfon dhe i afrohet kreut, Ferizaj fiton në transfertë

schedule18:02 - 19 Shtator, 2019

schedule 18:02 - 19 Shtator, 2019

Është mbyllur sot java e pestë në IPKO Superliga, me tri sfida të luajtura në orën 16:00. Feronikeli priti ekipin e Flamurtarit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, triumfuan 2-1. Një dopietë e Hotit mjaftoi që ekipi nga Drenasi të marrë tri pikët dhe t’i afrohen kreut të tabelës. Golin e vetëm për Flamurtarin e shënoi Kelmendi në minutën e 72-të.

Vushtrria dhe Drenica janë ndarë në një barazim spektakolar 2-2. Të dyja skuadrat tentuan ta fitojnë këtë takim, por në fund pikët u ndanë mes tyre. Elshani dhe Harmon shënuan për Drenicën, ndërsa De Paul dhe Nertil Hoxhaj shënuan për Vushtrrinë.

Ferizaj mori një fitore të vuajtur në transfertë përballë Dukagjinit. Miqtë pritën plot 85 minuta për të kaluar në avantazh dhe për të marrë fitoren, përballë vendasve që luftuan për 90 minuta për të mos dalë pa pikë./abcnews.al

IPKO Superliga, java e 5-të (16:00)

Vushtrria – Drenica  2-2
De Paul 29’, Hoxhaj 90+4′ / Elshani 6’, Harmon 64’

Dukagjini – Ferizaj  0-1
Sadriu 85’

Feronikeli – Flamurtari 2-1
Hoti 39’, 50’ / Kelmendi 72’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!