Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje për punimet që po kryhen në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Shefi i qeverisë thotë se kjo rrugë do ketë me katër korsi dhe është pjesë e korridorit të 8-të.
“Dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.