Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Grabiti 40 mijë euro në pikën e këmbimit valutor në Astir, momenti kur autori largohet me biçikletë

schedule11:10 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:10 - 28 Qershor, 2023

 

Polica e Shtetit ka arritur të zbardhë dhe dokumentojë ngjarjen e ndodhur më datë 24.06.2023, ku në Unazën e Re, shtetasi Artan Tafani nën kërcënimin e armës, vodhi 40 mijë euro në pikën e një këmbimi valutor.

Së fundmi policia ka vënë në pranga shtetasin Enio Mecaj, me akuzën e pengimit të zbulimit të ngjarjes, pasi ka ndihmuar autorin 39-vjeçar të fshehë rrobat dhe materialet në garazhin e tij.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 39-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal që grabiti 40 mijë euro në Astir, çfarë u zbulua në garazhin e “mikut” të tij

Autori Artan Tafani i njohur edhe me emrin Marius është shpallur në kërkim, ndërsa  mësohet se rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e grabitjes.

Policia ka arritur të gjurmojë autorin përmes kamerave të sigurisë hap pas hapi, i cili menjëherë pas grabitjes është larguar me biçikletë dhe më pas ka përdorur edhe taksi.

LEXO EDHE: Grabiti një pikë këmbimi valutor në Astir, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, një i arrestuar

ABC News ka arritur të sigurojë momentin kur 39-vjeçari largohet me biçikletë pas grabitjes në pikën e këmbimit valutor.

Polica raportoi se në garazh u gjet edhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje kjo që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autorë janë Tafani dhe Meçaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!