Foshnja e porsalindur humb jetën, arrestohen tre mjekë në Prizren

schedule10:43 - 28 Qershor, 2023

schedule 10:43 - 28 Qershor, 2023

Tre mjekë të spitalit të Prizrenit kanë rënë në prangat e policisë, pasi një prind ka denoncuar humbjen e foshnjës së tij të porsalindur.

Sipas policisë mësohet se një burrë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, pas disa minutave, foshnja ka vdekur dhe dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

Rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”./KosovaPress

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!