Gjykata e Dibrës la në burg vëllain e viktimës dhe dy vëllezërit që sulmuan Dukagjin Plakun. Ata janë Qazim Plaku, Jurgen dhe Myrteza Hysa. Këta persona mëngjesin e së martes u konfliktuan me njeri tjetrin në një lokal në Sllatinë. Pasi kishin konsumuar alkool, dhe debatuan, vëllai i viktimës Qazim Plaku sulmon me thikë njërin nga vëllezërit Hysa. Në kundëpërgjigje ata qëlluan 29 vjeçarin me hunj dhe leva derisa vdiq. Policia bëri arrestimin e tre personave dhe këtë të enjte gjykata vendosi arrest me burg për të tre këta persona. Sherri mes këtyre personave ndodhi për motive banale. /ABc news Albania 24/7
U vranë duke pirë në lokal, Gjykata e Dibrës burg për tre personat
schedule14:29 - 19 Shtator, 2019
schedule 14:29 - 19 Shtator, 2019