Pas shumë aludimeve të qarkulluar në media, ditët e fundit, që lidhnin “fantazistin” e Kombëtares angleze, James Maddison, me një kalim te “londinezët” e Tottenham, duket se ky transferim do të ndodhë me të vërtetë.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, skuadra e Tottenham dhe ajo e Leicester kanë rënë dakord për transferimin e Maddison, për shifrën e 40 milionë paundëve.
Deri më tani, nuk ka asnjë dokument të firmosur, por pritet që në ditët në vijim, klubet të gjejnë akordin përfundimtar mes tyre e më pas të vijojë puna për ekzamiminet mjekësore të 26-vjeçarit e më pas transferimi e tij te skuadra e re. /i.m /abcnews.al