Zvicra është një “oaz” për Kosovën, që tashmë ka piketuar edhe një tjetër lojtar. Andi Zeqiri, sulmuesi 20-vjeçar i Shpresave helvete, sipas “Indeksionline” do të vihet së shpejti nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes.
Zeqiti, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Juventusit me formulën e huazimit, po bën një kampionat mjaft të mirë në Zvicër. Ai është pjesë e Laussane Sport dhe deri më tani ia ka dalë të shënojë 6 gola në po aq ndeshje të luajtura.
Sulmuesi prin i pari në listën e golashënuesve në Challenge League (liga e dytë ë futbollin zviceran). Me golat e realizuar e ka ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë në kampionat dhe synimi është rikthimi në elitën e futbollit zviceran.
Zeqiri ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Zvicrës, duke shënuar tetë gola. Sa duket dëshira e tij është të luajë me Kosovën, që i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e bëra. Gjithsesi sulmuesi e di shumë mirë se do të jetë e vështirë të konkurrojë me Vedat Muriqin, i cili po kalon një formë të shkëlqyer. /abcnews.al