FOTO/ E mori rrjedha e kanalit vaditës në Librazhd, ky është 52-vjeçari baba i dy fëmijë që u gjet pa shenja jete pas dy ditësh

schedule14:49 - 27 Qershor, 2023

schedule 14:49 - 27 Qershor, 2023

52-vjeçari, i cili ndërroi jetë tragjikisht pasi e mori para rrjedha e kanalit vaditës në Librazhd është identifikuar si Bashkim Lala.

LEXO EDHE: Librazhd/ 52-vjeçari humb jetën pasi merret përpara nga rrjedha e kanalit vaditës

Lala ka qenë roje e kanalit dhe është gjetur pas dy ditësh kërkime u gjet nga banorët e zonës dhe më pas është lajmëruar policia.

Viktima është baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin  52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!