Vitin e ardhshëm, fanella me numrin 88-të nuk do të vishet më në fushë nga futbollistët në Serie A.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, në fakt ka ndaluar numrin 88 në fanellat e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Dispozita u përfshi në deklaratën për synimin për luftën kundër antisemitizmit, nënshkruar më 27 qershor në Ministrinë e Brendshme.
Numri 88 në fakt përdoret në grupet neo-naziste për të lavdëruar Adolf Hitlerin. Për rrjedhojë, Ministria e Brendshme në marrëveshje me botën e futbollit vendosi të heqë numrin nga Serie A.
kjo pasi numri 8 përkon shkronja “H” në alfabet, përshëndetja e shkurtuar e asaj kohe ishte 88-HH (Heil Hitler)”.
Çmimin do ta paguajnë Pasalic nga Atalanta dhe Toma Basic nga Lazio, i cili mbante numrin 88 sezonin e kaluar, por në të kaluarën, bluzat e veshura nga Mateusz Praszelik, Buffon dhe Marco Borriello shkaktuan polemika dhe pas polemikave ata mohuan të kenë ndonjë simpati të çdo lloji në të djathtën ekstreme./ h.ll/abcnews.al