Kombet e Bashkuara këtë të martë kanë publikuar një raport ku thuhet se Rusia ka ekzekutuar 77 civilë ukrainas në paraburgim arbitrar në zonat e pushtuara.
Kryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, Matilda Bogner ka dhënë detaje në lidhje me këto eksekutime përmes një konference shtypi në Gjenevë.
“Ne kemi dokumentuar ekzekutimin e përmbledhur të 77 civilëve ndërsa ata u arrestuan arbitrarisht nga Federata Ruse. Sipas raportit 72 ishin burra dhe 5 gra, ndërsa dy të burgosur të tjerë vdiqën nga tortura, kushtet çnjerëzore të paraburgimit dhe trajtimi i mohuar”, ka thënë ajo. /abcnews.al