Në fjalimin e tij vonë të natës të hënën, presidenti Putin konfirmoi se pilotët e ushtrisë ruse u vranë në përleshjet me trupat Ëagner në kryengritjen e shkurtër gjatë fundjavës.
Ai falënderoi të gjithë ata që i qëndruan besnik detyrës, betimit dhe popullit të tyre.
Presidenti rus vazhdoi të falënderojë heronjtë e rënë që treguan guxim dhe shpëtuan Rusinë nga pasojat tragjike shkatërruese.
Në një mesazh të mëparshëm audio të postuar në Telegram, udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, pohoi se “asnjë ushtar i vetëm nuk u vra” gjatë “marshimit të drejtësisë” të Wagner-it.
/abcnews.al