Një “rekordmen” për sulmin, Bayern Munich kërkon Harry Kane

schedule19:30 - 26 Qershor, 2023

schedule 19:30 - 26 Qershor, 2023

I cilësuar si një prej sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit anglez, “bomberi” i Tottenham, Harry Kane nuk arriti të fitojë kurrë një trofe në karrierën e tij me Spurs, mirëpo kjo gjë mund të ndryshojë që në sezonin e ardhshëm me 29-vjeçarin, që pritet të largohet nga Londra këtë merkato vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit në Gjermani, Florian Plettenberg, “bomberi” anglez është i gatshëm të vazhdojë karrierën e tij te “bavarezët” e Bayern Munich, me kampionët e Bundesliga që e shikojnë kapitenin e Kombëtares angleze, si objektivin kryesor të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Problem pritet të jetë vetëm çmimi i lojtarit, me Presidentin e Tottenham, Daniel Levy, që nuk pranon më pak se 100 milionë euro për sulmuesin e tij kryesorë, i cili pavarësisht mungesës së trofeve jep maksimumin e tij në fushën e blertë.

Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht renditjes në tabelë të Spurs, këtë sezon që sapo lamë pas, Kane ka arritur të shënojë plot 32 herë, si dhe të asistojë 5 herë shokët e tij të skuadrës, në 49 përballje të luajtura. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!