Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pukës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga një gjykatë italiane.
Në kuadër të operacionit të koduar ”Verdikti” është bërë i mundur ndalimi i Sokol Myftaraj, I cili ishte akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.
Arrestimi i të riut është bërë me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj Italisë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e 23 vjeçarit drejt Italisë./abcnews.al