Betohet Mitsotakis, Demokracia e Re fitoi 158 mandate në parlament

schedule15:25 - 26 Qershor, 2023

schedule 15:25 - 26 Qershor, 2023

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mori zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re, pas fitores së tij të bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Presidentja vendit helen, Katerina Sakelaropoulou priti në zyrën e saj kreun e partisë “demokracia e re” duke i kërkuar atij të formojë qeverinë.

Mitsotakis i shoqëruar nga familja e tij u betua për herë të dytë si kryeministër i Greqisë. Kreu i qeverisë pritet të shpallë më vonë, kabinetin e ri. Kryeministri tha se ndjen përgjegjësi të madhe ndaj popullit grek. “Që në fillim kisha synimin që vendi ynë të ketë një qeveri të stabilizuar dhe të fortë”, tha ai.

“Demokracia E Re” e udhëhequr nga kryeministri grek korri një fitore të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Partia konservatore arriti të sigurojë 158 vende në parlamentin grek prej 300 vendesh, gjë që i dha qartazi Mitsotakis një tjetër mandat katër-vjeçar.

Demokracia e Re mundi kundërshtarët e saj të majtë, duke fituar bindshëm në bastionet socialiste në ishullin e Kretës dhe zonat me të ardhura më të ulëta përreth Athinës, disa prej tyre për herë të parë.

Partia e Mitsotakis arriti të sigurojë mbi 40%të votave duke lënë pas me diferencë të thelle partinë e majtë e Aleksis Tsipras “Siriza”, e cila mori rreth 17% të votave. E treta renditet PASOK e cila arriti të sigurojë afro 11.9%.

Në bazë të këtyre rezultateve, demokracia e re fiton 158 deputetë, SYRIZA 47, PASOK 32 mandate. Në këtë raund, partisë fituese i është dhënë një bonus prej 50 vendesh, duke favorizuar në këtë mënyrë një shumicë parlamentare një partiake.

Pas publikimit të rezultateve zyrtar e PASOK u sulmuan nga një grup personash. Referuar mediave rreth 15 persona të maskuar hodhën gurë dhe molotov, megjithatë nuk u raportuan të lënduar./abcnews.al