Qershori mbyllet me temperatura deri në 34 gradë, zbuloni çfarë ka rezervuar moti për këtë javë

schedule09:46 - 26 Qershor, 2023

schedule 09:46 - 26 Qershor, 2023

Java e fundit e qershorit ka nisur me diell, pritet që I gjithë vendi ynë gjatë këtyre ditëve të ketë mot të qëndrueshëm dhe temperature të larta.

Meterologia Lajda Porja, thekson se duke filluar nga e marta pjesa më e madhe e territorit të vendit do të jetë në praninë e kthjellimeve duke përjashtuar zonat malore në verilindje dhe në juglindje që herë pas here mund të kenë edhe rrebesh shiu.

Ndër të tjera Porja shprehet se temperaturat përgjatë javës së fundit të qershorit do të jenë deri në 34 gradë Celsius.

“Java e fundit e qershorit do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm kryesisht zonat e ulëta dhe zona bregdetare. Duke përjashtuar momente me pika shiu në jug dhe në juglindje, ndërsa nga e marta do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët të rrezikuara mbeten zonat malore kryesisht verilindja dhe shumë zona në juglindje ku do të ketë momente me rrebeshe. Sa i [përket vlerave termike nga e hëna në të premte nuk do të kemi një luhatje të madhe temperaturash minimalja do të regjistrohet në Peshkopi dhe në Pukë me 13-14 gradë dhe maksimalja deri në 34 gradë kryesisht në Elbasan dhe në Gjirokastër dhe shumë zona të beratit. Sa I përket vijës bregdetare nga 30-33 gradë temperaturat më të larta në Sarandë dhe në Ksamil”, ka thënë ajo.

Gjithashtu rajoni do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike ku do të ketë kthjellime dhe vranësira të herëpashershme por nuk pritet që të ketë reshje gjatë këtyre ditëve./abcnews.al