Ylli portugez i Juventusit Cristiano Ronaldo beson se është futbollisti më i mirë në histori. Luzitani nuk ngurron të vlerësojë argjentinasin Leo Mesi për rivalitetin mes tyre në 15 vitet e fundit.
“Jam më i miri në histori”. Diçka të tillë e pranon edhe vetë Ronaldo, i cili thekson se është një nga lojtarët më të më të mirë në histori të futbollit. “Për atë që kam bërë dhe për atë që vazhdoj të bëj. Mendoj se jam më i miri në histori, pra numri 1, por nëse dikush tjetër është numri 1, atëherë unë jam i dyti, nuk ka rëndësi. Mesi? Ai është në historinë e futbollit, mendoj se më duhet të fitoj 6, 7 ose 8 Topa të Artë për të qenë sipër tij. Ai është një djalë dhe lojtar fantastik. Nuk jemi miq, por kemi ndarë këtë skenë për 15 vite. Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai më shtyu të bëhem një lojtar më i mirë, pasi unë e kam nxitur atë gjithashtu të bëhet një lojtar më i mire”, thekson bomberi portugez dhe shpresa juventine në Champions.
Ronaldo edhe pse në moshën 34-vjeçare vazhdon të vendosë rekorde të ndryshme, teksa për këtë shprehet: “Unë nuk i ndjek rekordet, ato më ndjekin mua. Unë kam qëllim vetëm të fitoj dhe nuk mendoj se është diçka e keqe. Kjo më motivon. Nëse nuk jeni i motivuar është më mirë të ndaleni. Gjatë ditës duhet të shkoj në palestër. Edhe nëse është për 30 apo 40 minuta. Në fund kjo e bën diferencën. Dhe duket, prandaj jam 34-vjeç por duket si 28”.
Cristiano Ronaldo është shprehur se për t’u renditur mbi Mesin i duhen gjashtë, shtatë apo tetë Topa të Artë. Luzitani theksoi se është i fiksuar pas fitores dhe se rekordet e ndjekin atë dhe jo e kundërta./ABC News Albania 24/7