Rruga e Barrikadave dhe ajo “Fortuzi” në Tiranë kanë marrë një pamje të re pas ndërhyrjes së “Punëtorëve të Qytetit”. Ata kanë bërë vijëzimin e sinjalistikës lineare në këto dy rrugë me metodën “Ghiocialate bikomponente” me efekt zhurmues.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë fotot pas përfundimit të punimeve duke theksuar se do të tregohet kujdes i veçantë për çdo rrugë të kryeqytetit.
“Faleminderit kolegëve të “Punëtorët e Qytetit”, që u kujdesën për vijëzimin e sinjalistikës lineare në Rrugën e Barrikadave dhe rrugën “Fortuzi” me metodën “Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues. Kujdes i veçantë për çdo rrugë”, ka shkruar Veliaj./abcnews.al
Faleminderit kolegëve të @punetorettirane , që u kujdesën për ? vijëzimin e sinjalistikës lineare në ?Rrugën e Barrikadave dhe rrugën ?“Fortuzi” me metodën ?“Ghiocialate bikomponente”, me efekt zhurmues.✅?
Kujdes i veçantë për çdo rrugë ☺️. pic.twitter.com/lSmueDOWF2
— Erion Veliaj #ECS2023 ???? (@erionveliaj) June 25, 2023