Zbardhen detaje në lidhje me plagosjen e taksistit 70-vjeçar Bashkim Guraj në aksin Himarë – Llogara.
Policia sqaron se arma e përdorur nga dy pasagjerët e tij nuk ka qenë armë zjarri luftarake, por armë imituese zhurmuese.
I moshuari ka djegie në shpatull dhe nuk ka rrezik për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli per kapjen e autorëve.
Një nga pistat që po heton policia është se ngjarja mund të ketë ndodhur nga një tentativë grabitje./abcnews.al